AKTUALITET, 30 Maj 2024, 13:45

Balla për ligjin e Adresarit: Kemi rritur penalitetet ndaj kryetarëve të Bashkive që nuk emërtojnë rrugët

Balla për ligjin e Adresarit: Kemi rritur penalitetet ndaj kryetarëve

Ndërsa në Kuvend pritet të votohet ligji për adresarin, ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka prezantuar, duke thënë se janë parashikuar dhe penalitete për kryetarët e bashkive që nuk emërtojnë rrugët.

Gjithashtu Balla tha se emërtimi i rrugëve do të ndihmojë në orientimet dhe gjetjen e adresave në të gjithë vendin.

Kodi unik, tha Balla, “është alfa numerik, do të përmbajë tetë elementë kryesorë që po referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin , fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, numrin e ndërtesës dhe numrin e apartamentit”.

“Ne kemi zgjidhur pjesën që lidhet me detyrimin, që lidhet me problemin e vendimmarrjes që lidhet me emërtesat e rrugëve, që është një detyrim i bashkive, ku kemi rritur penalizmin ndaj kryetarëve të bashkive për moszbatim të ligjit sa i takon detyrimit që kanë për emërtimin e rrugëve.

Ne po rrisim penalizmin sepse kjo punë nuk është bërë dhe nuk shoh një forcë tjetër të ushtrimit të ligjit përveç forcës së penaliteteve.

Kodi unik është alfa numerik, do të përmbajë tetë elementë kryesorë që po referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin , fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, numrin e ndërtesës dhe numrin e apartamentit.

Kjo do të lehtësojë orientimet dhe gjetjen e adresave në të gjithë vendin”, tha ministri Balla.