TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur ditën e sotme në sallën e Kuvendit.
Ndërkohë që sapo kishte nisur seanca parlamentare, një punonjës i Gardës është përplasur me gazetarin e News 24, Osman Stafa.
Ndërkohë që gazetari Stafa tentonte të filmonte nga lozha, vend ku qëndrojnë punonjësit e medias, gardisti ka ndërhyrë duke i kërkuar të mos filmonte, pavarësisht se një gjë e tillë nuk ndalohet në asnjë Rregullore.
Është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë të medias dhe një punonjësi tjetër të Gardës që ka tërhequr kolegun e tij jashtë sallës, që situata të mos agravonte.
Në videon e publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë në rrjetet e tij sociale, shihet dinamika e ngjarjes, ndërsa dëgjohet edhe gazetari Stafa duke iu drejtuar gardistit me fjalët: Do të bësh gangsterin me mua? Turp të kesh.