AKTUALITET, 13 Nëntor 2023, 08:53

Edi Rama: Buxheti i ri do të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës

Edi Rama: Buxheti i ri do të garantojë librat falas për 231

Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar mbështetje edhe për nxënësit e shkollave. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama shkruan se janë rreth 231 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, të cilët do përfitojnë libra falas në gjithë Shqipërinë.

“Mirëmëngjesi dhe me njoftimin se buxheti i ri vijon të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Gjatë vitit 2024 është planifikuar rritja e pagave mesatare në sektorin publik deri në 900 euro.