AKTUALITET, 6 Nëntor 2023, 11:30

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, sipërmarrësi Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, sipërmarrësi Fatmir Bektashi

Në një kohë kur vëmendja ishte përqendruar tek Sali Berisha, nëse do të shkojë apo jo në SPAK, sipërmarrësi Fatmir Bektashi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë Speciale, i cili akuzohet për korrupsion e pastrim parash në rastin e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Bektashi është me masë sigurie “detyrim paraqitje”, ashtu si edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshorti i vajzës së tij, Jarmarbër Malltezi janë nën hetim për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme pasi dyshohen se kanë përfituar 5.4 milionë euro në formën e pagesës në shkëmbim të veprimeve qeveritare në favor të kompanive Homeplan dhe Magnet.

Nën hetim është dhe bashkëpronari i këtyre kompanive, Fatmir Bektashi. Sipas prokurorisë, Malltezi arriti të transformojë një trashëgimi modeste prej 113.7 m2 tokë në një pasuri prej miliona eurosh përmes kontratave sekrete dhe vendimeve të Berishës në favor të biznesit të tij.