AKTUALITET, 6 Nëntor 2023, 10:19

Socialistët do të mbledhin komisionet online, ironizon Berisha: Klandestinitet me ballkava dhe tallava

Socialistët do të mbledhin komisionet online, ironizon Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha nga jashtë Kryesisë së Kuvendit u ndal në një prononcim për mediat.

Ai ironizoi mbledhjen e komisioneve online, duke marrë shkas nga kaosi i krijuar në mbledhjet e fundit, pasi deputetët e opozitës parambrojnë jonormalitet.

“Rama ka tmerr, ata janë deputetë (deputetët e PD të përjashtuar). E morët vesh, Edi Rama kaloi në klandestinitet Parlamentin, një klandestinitet me ballkavare dhe tallavara”, tha Berisha.