AKTUALITET, 6 Nëntor 2023, 10:40

“Ik se më vrave krahun”, Saimir Korreshi përplaset me Gardën! Deputetët e opozitës: O Petro, hajde hape derën, nga do të hysh ti?!

“Ik se më vrave krahun”,  Saimir Korreshi përplaset me

Situata jashtë ambienteve të kryesisë së kuvendit ka degjeneruar deri në përplasje fizike. Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kryesisë.

Kjo ka bërë që ata të përplasen me fjalë me Gardën dhe kanë kërkuar të hapet dera.

Korreshi: Ik se më vrarve krahun, e kam krahun e thyer

Hape derën se do të futemi brenda.

Vokshi: Garda më jepni shkresën

Salianji: E keni kthyer në Gardë të qeverisë dhe jo të republikës

Në këto momente në ambientet e kryesisë ka shkuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili për shkak të mbylljes së dyerve nuk ka mundur të futet.

Ndërkohë demokratët i kanë thirrur: O Petro hajde hape derën, nga do të futesh ti?