TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në SPAK, pak ditë pasi në seancën parlamentare tentoi të qëllonte me grusht socialistin, Vullnet Sina.
Kujtojmë që pak ditë më parë, grupi i PS-së kallëzoi penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbati.
Kreu i Grupit, Bledi Çuçi njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për Bledjon Nallbatit në emër të grupit parlamentar të PS.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, thekson ai.
Deputeti i PD-së akuzohet për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.
Si ndodhi përplasja në Kuvend
Seanca parlamentare e 30 tetorit nisi me konfrontime. Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati goditi me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.
Sherri nisi për shkak se deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin.
Ndërkohë që Vullnet Sina e ka shtyrë, gjatë kësaj situatë të tensionuar është parë deputeti i PD teksa ka drejtuar grushtin drejt socialistit.