TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD, Flamur Noka, i cili kapërceu kangjellat e Kuvendit ka qenë tepër i revoltuar. Për News24, ai tha se kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Lindita Nikollës.
Flamur Noka deklaroi se Garda ka marrë urdhra, ndërsa theksoi se qeveria e ka kthyer Kuvendin në një bunker.
“Ndalojnë deputetet të hyjnë në zyrën e grupit. Kjo nuk është parë.
Ne po kërkojmë mbi çfarë vendimi nuk lejojmë të futemi në zyrën tonë. Ne po na ndalojnë të shkojmë në zyrën tonë. Kjo nuk është parë. Vetëm heshtje.
Po e hajnë opozitarët Lindën. Këtu sot është themeluar republika e gardës, sepse po mbron kështjellën e lindës nga opozitarët, a thua ne jemi krimi dhe banda. Kjo është e neveritshme. Këta nuk kanë limit, dhunë terror dhe përsëri janë të tmerruar. E kanë kthyer parlamentin në bunker, a thua se ka ardhur mafia dhe krimi ndërkombëtar për të sulmuar Lindën.
Këta janë bandë”, tha Noka.