AKTUALITET, 6 Nëntor 2023, 10:45

Dyshohet për korrupsion, Rakip Suli paraqitet në SPAK

Dyshohet për korrupsion, Rakip Suli paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në lidhje me akuzën e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Suli i përgjigjet kështu thirrjes së dytë nga SPAK. Ndërsa hynte në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme Suli nuk ka ndaluar të flasë për mediat.

SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.