AKTUALITET, 28 Nëntor 2021, 08:41

Presidenti Meta uron festën e Pavarësisë me nipin e Ibrahim Rugovës

Presidenti Meta uron festën e Pavarësisë me nipin e Ibrahim

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një foto të veçantë.

Ai ka publikuar një foto me nipin e Presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, teksa të dy bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.

“Të dashur miq,

Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! ????????”, shkruan Presidenti Meta.