AKTUALITET, 28 Nëntor 2021, 08:36

Shqipëria 109-vite shtet! Edi Rama: Gëzuar 28 Nëntorin

Shqipëria 109-vite shtet! Edi Rama: Gëzuar 28 Nëntorin

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një urim special për Pavarësinë.

Rama përmes disa fotove të postuara në Facebook, uron Ditën e Flamurit me një tjetër ngjarje të rëndësishme për qytetin e historisë Vlorën, atë të nisjes së punimeve për aeroportin e ri në qytetin bregdetar.

Kreu i qeverisë krahas fotove shkruan “Mirëmëngjes , Gëzuar 28 Nëntorin”.

Ndërkohë kujtojmë se shqiptarët kudo ndodhen këtë të dielë festojnë 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.