TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet 'Foltorja' e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës.
Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook.
Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.
"Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj", thuhet në ftesën e organizatorëve, duke njoftuar edhe vendin e mbajtjes së takimit në Marriot Hotel, 138 New Pehle Ave, Saddle Brrok, New Jersey 07663, USA.
Me gjasë Berisha do të komunikojë nëpërmjet platformave online, për shkak se nuk i lejohet hyrja në SHBA.
