AKTUALITET, 27 Nëntor 2021, 19:54

U asfiksuan në banesë/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Golem. Djali kishte denoncuar dy ditë më parë largimin nga shtëpia të mamasë së tij

U asfiksuan në banesë/ Detaje të reja nga ngjarja e

Mihal Jani, 60 vjeç, banues në Golem dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë apartamentin e 60 vjeçarit në Golem, si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Familjarët e tyre janë alarmuar për shkak se dy viktimat nuk u janë përgjigjur në telefon. Burime bëjnë me dije se Anila është larguar nga shtëpia dy ditë më parë.

Djali i saj ka bërë kallëzim pasditen e 25 nëntorit në komisariatin numër 4  që i është larguar nëna nga shtëpia.

Edhe djali i 60-vjeçarit e ka marrë dje dhe sot në telefon babanë e tij por ai nuk i është përgjigjur.

Sot pasdite i ka shkuar në shtëpi dhe i ka rënë derës, por sërish nuk i është përgjigjur njeri.

Kësisoj ai ka kërkuar ndihmën e policisë dhe të zjarrfikëses dhe në orën 17:45 e kanë hapur derën me forcë policia dhe zjarrfikësja dhe i kanë gjetur të dy pa jetë.

Dyshohet se ata janë asfiksuar nga gazi pasi edhe komshinjtë kanë ndjerë erën e gazit dhe dyshohet se mund të kenë vdekur mbrëmë.