TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Golem. Burrë e grua, Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, të cilët bashkëjetonin kanë ndërruar jetë pasi janë asfiksuar nga gazi. Policia raporton se rreth orës 17:45, në katin e dytë të një pallati, të dy janë gjetur në banesën e 60 vjeçarit pa shenja jete dhe pa shenja dhune.
“Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë“, thotë policia.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes