TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi i deputetëve që ende ndjekin Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me mandatin e dytë të Simon Mirakaj si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në një sqarim për mediat grupi tha se ata nuk kanë kundërshtuar kandidatin, por thjesht i dolën kundër faktit që emri i tij ishte i propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshtuar faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës.
Në këtë rast është vënë në dukje standardi i dyfishtë i Partisë Socialiste.
Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve”, thuhet në deklaratë.