AKTUALITET, 30 Maj 2022, 14:39

Merr flakë një pallat në Kodër Kamzë

Merr flakë një pallat në Kodër Kamzë

Një pallat i vjetër është përfshirë nga zjarri në zonën e Institutit, në Kamzë.

Raportohet se pallati ka marrë pjesë në katin e fundit, dhe e gjithë çatia është përfshirë nga flakët.

Nga ky zjarr nuk raportohet për dëme në njerëz, pasi janë nxjerrë në kohë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.