AKTUALITET, 30 Maj 2022, 15:55

Humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, reagon Universiteti për studenten 18-vjeçare

Humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, reagon

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka bërë një reagim pas vdekjes së 18-vjeçares Sidorela e Kola pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Në një postim në faqen zyrtare të Universitetit në Facebook thuhet se Sidorela ishte një studente e shkëlqyer.

Ndarja e të resë nga jeta ka tronditur shokët, pedagogët dhe komunitetin universitar.

Universiteti “Aleksandër Moisiu”:

Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të studentes sonë të shkëlqyer Sidorela Kola, motrës dhe nënës së saj. Kjo tragjedi e madhe ka tronditur shokët, pedagogët, mbarë komunitetin tonë universitar. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kola dhe miqtë.

Falenderoj Fakultetin e Biznesit për homazhet që po zhvillojnë për Sidorelën dhe iu bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen nismës së tyre për mbledhjen e kontributeve për familjen Kola.