TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri u përplas në emisionin “Të Paekspozuarit” me deputetin e PD-së, Dashnor Sula u shpreh kundër qenies së Berishës në krye të PD-së, sepse, sipas tij ai është non grata dhe e ka futur PD-në në konflikt me SHBA. Por Sula i kujtoi se Berisha e ka një defekt që është non-grata, por ai ka votat, 500 mijë votuesit që e votuan në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Debati në emision:
Koreshi: Unë e kam më të lehtë, se shes shalqinj këtej nga Lushnja (qeshin në studio).
Rakipi: T’i shesësh ndonjë gjë edhe kunatit të Lulit.
Koreshi: Ore ju doni një parti që të vini kryetarin deputet, apo një parti që të fitojë zgjedhjet? Nëse doni një kryetar për deputet, ta gëzoni, pini lëngun. Po ku janë këta anëtarët?! Nëse ai do ndërmarrjen, na e jep atë vulën që kishe ti, se më pëlqeu dhe të rrimë rehat pastaj. Berisha, Basha dhe Alibeaj, të rrinë ça ditë pushim se nuk është e thënë të jesh kryetar.
Mërtiri: Në 2025 keni zgjedhje me Ramën. E keni menduar këtë. Ata nuk ikin.
Koreshi: Po do të bëhemi bashkë dhe do futemi në zgjedhje. Do ikim si budallenj pas atyre ne? Ne do të vazhdojmë betejën tonë. Nuk ka llaf që këta tre emra të bashkohen. Ju thoni: po vdiq Enveri kush do ta bëjë këtë punë.
Mërtiri: Ti thua: lëreni Berishën dhe ejani pas meje.
Koreshi: Po të hapet gara, ne të shalqinjve nuk kandidojmë. Nëse vazhdon kështu do të vijë dhe partia të shesë shalqinj. Duhet të hapet proces zgjedhor brenda PD.
Mërtiri: Ata thonë: nëse doni bashkim, hajdeni te shtëpia jonë.
Koreshi: Njerëzit duan PD. Ata që duan Saliun, e duan dhe nuk kemi ça të themi.
Mërtiri: Duhet të ndjekë secili rrugën e vetë, nuk bëhet bashkimi me zor. Ju forconi partinë tuaj.
Sula: Kur ke imazhin e rrënuar...
Mërtiri: E keni rrënuar nga lufta juaj. Bëni garë, për të vendosur se kë do partia. Unë dua që Berisha të ikë, por s’i them ik. Ai është non-grata. E ka futur PD në konflikt me SHBA.
Sula: Ndalo këtu! Zoti Berisha ka një defekt që është non-grata, por ka vota. Ai ka 500 mijë votues.