TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia greke ka sekuestruar 72 kilogramë marihuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Igumenice, në zonën e gjelbër kufitare, ku janë gjetur 2 çanta që përmbanin 67 pako me 72 kg 634 gramë marijuanë.
Ky operacion ka nisur që ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa vijon ende nga autoritetet greke.
Sipas policisë greke, çantat janë gjetur në zonën malore të Igumenicës. Kujtojmë se, ditë më parë u sekuestruan 6 kg drogë në Igumenicë, në një tjetër operacion.