AKTUALITET, 12 Nëntor 2021, 10:49

Kuvendi Kombëtar më 11 dhjetor? Paloka i përgjigjet Bardhit: Cic-mice, jemi në krizë, nuk zgjidhet me procedura. Për fat të keq në PD ka humbur besimi tek…

Kuvendi Kombëtar më 11 dhjetor? Paloka i përgjigjet Bardhit:

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD dhe nëkohësisht deputeti Edi Paloka deklaron se Partia Demokratike sot ndodhet në krizë dhe ato që ai i quajti ‘cic mice’ nuk vlejnë në këtë moment për demokratët, ‘që kanë humbur besimin tek njëri-tjetri’.

I pyetur nga mediat për deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi se nuk ka njoftuar asnjë person deri më tani për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Paloka tha:

“Këto janë cic micet që vetëm PD nuk i vlejnë, kur gjërat janë evidente, pra 4200 delegatë kërkojnë të zgjidhet një krizë se ne jemi në krizë duam apo s’duam ta pranojmë. Këtë krizë kërkojmë ta zgjidhim përmes Kuvendit, kjo a duhet lajmëruar data gjys ore para apo mbrapa këto janë gjëra që vetëm PD nuk i vlejnë.

Nuk zgjidhet kjo krizë duke u marrë me procedurat. Është njoftuar data nga ky apo ai, kemi një realitet, jemi në krizë shumica e delegatëve kërkojnë ta zgjidhin përmes Kuvendit”.

Sa i përket debatit të krijuar për mënyrën si do të verifikohe firmat e delegatëve, Paloka tha se deri më tani statuti e përcakton që këtë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvendin Kombëtar.

Edhe ju edhe unë, se nuk i njoh të gjithë delegatgët, s’kemi as detyrën as mundësinë të verifikojmë.

Këta formularë a janë false apo jo me statut se bën dot askush tjetër.

Kuvende të tjera të jashtëzakonshme do bëhen me rregulla më të qarta.

Këto verifikohen vetëm në komsionin e verifikimit të mandateve.

Lista e delegatëve përcaktohet në statut qartazi, ata që kanë një funksion.

Ditën e kuvendit të vijnë me përfaqësi, se tani duam s’duam jemi dy palë, unë jam në mes për momentin.

Për fat të keq në PD ka humbur besimi tek njëri tjetri, e menduam për aktin që ata e shprehën vetë ti depozitojnë firmat këtu. Kushdo funksionar i PD sic erdhët ju mund të vijë secili ti marrë me radhë ti verifikojë”, tha Paloka.