AKTUALITET, 12 Nëntor 2021, 11:40

Nisin hetimet për ish-zyrtarin e Hipotekës në Fier, ja pse akuzohet

Nisin hetimet për ish-zyrtarin e Hipotekës në Fier, ja pse

Policia e Fierit ka proceduar penalisht dy persona të cilët akuzohe për falsifikim dokumentesh.

Një prej tyre është ish-zyrtar i Hipotekës në këtë qytet. Blutë bëjnë me dije në një njoftim zyrtar se procedimi penal nisi ndaj shtetasve E. L., 67 vjeç, banues në Fier (ish-regjistrues në ZRVPP Fier) dhe D. F., 77 vjeç.

“Dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke në fshatin Bishan, ku më parë ndodhej fusha e sportit e këtij fshati”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.