TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 44 vjeçar u arrestua nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij e cila ka përfunduar me dëmtime të rënda në trup dhe në fytyrë.
E gjithë skena e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të çiftit.
Me të marrë denoncimin, policia i vuri prangat shtetasit V. Dh., 44 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.