TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzoi sot në SPAK një tjetër padi, për shembjen e Teatrit. Ndërsa aktori i njohur Mehdi Malkaj për mediat foli me nota ironizuese, duke thënë se shqiptarët nuk duan t’ja dinë së çfarë ndodh.
Ai tha se populli shqiptar e njeh më mirë historinë e Turqisë, sesa të vendit të vet.
“Gjysha ime thoshte, nuk më dhemb koka në një vend. Populli shqiptar di më shumë historinë e Turqisë sesa të vendit të vet.
Tek ai Sulejmani i Madhërishëm, i dërgon një mesash një filozofi dhe i thotë çfarë mendimi ke ti: Si do bëhet me perandorinë time?!
Filozofi i thotë: E ç’më duhet mua
Kjo e tronditi Sulejmanin dhe e merr filozofin dhe e çon në pallatin e vete. I thotë: Ça është kjo përgjigje, ç’më duhet mua?!
Shkëlqesi, i thotë filozofi: Ç’më duhet mua se ka korrupsion apo se vriten njerëz. Atëherë perandoria jote do bjerë.
Të gjithë shqiptarët thonë se ç’më duhet mua se u prish teatri, ç’më duhet mua se u shembën pallatet, se u zunë të gjitha hapësirat etj. Pra ç’më duhet mua. Jemi popull fatkeq, po ç’më duhet mua”, tha aktori.