AKTUALITET, 8 Janar 2023, 21:03

Policia dhe FNSH “blindojnë” Krujën, kontrolle për persona në kërkim dhe të armatosur

Policia dhe FNSH “blindojnë” Krujën, kontrolle për
Foto ilustrim

Policia e Krujës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle mbrëmjen e sotme në të gjithë zonën për identifikimin dhe kapjen e elementëve kriminalë.

Kontrolle të tilla në këto zona po zhvillohen prej 1 muaji, për shkak edhe të ngjarjeve të fundit kriminale.

Panorama.al mëson se janë ngritur postblloqe edhe në fshatrat që njihen si problematike si Nikla, Larushku e Thumana.

Krahas FNSH-së dhe policisë, në terren është vendosur edhe një autoblind që patrullon në rrugë.