AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 19:38

"Po të isha në vendin e Këlliçit, do të tërhiqesha nga gara”/ Kandidati për kryetar bashkie fajësohet për pjesëmarrjen e ulët në protestë

"Po të isha në vendin e Këlliçit, do të
Belind Këlliçi duke folur në miting

Për Edvin Kulluri, lajmi sot në protestën e thirrur nga Sali Berisha është pjesëmarrja e ulët dhe për këtë fajësoi kandidatin e PD-së për Tiranën, të dalë nga Primaret, Belind Këlliçi.

Ai tha në studion e ABC News se numri i protestuesve është shumë i ulët, madje këtë e krahasoi me tubimet e Lulzim Bashës në 2017.

“Berisha kërkon largimin e Ramës nga protestat. Ai që është lajmi sot, protesta nuk më duket në nivelin e 7 korrikut. Pjesëmarrja është shumë e dobët. Kur mungojnë sportdashësit, ka fanatikë, por stadiumi nuk mbushet, që so të thotë ka problem ekipi. Kjo është protesta me dobët se protestat e Lulzim Bashës. Me çfarë shohim është më nga të dobëtat”, Kulluri.

Kulluri, duke komentuar pjesëmarrjen në protestën e sotme të Partisë Demokratike, tha se po të ishte në vendin e Bëlind Këlliçit do të ishte tërhequr sot nga gara për kryetar Bashkie të Tiranës, pasi sipas tij kjo pjesëmarrje konfirmon edhe numrin e ardhshëm të votave për opozitën.

 “Po të isha në vendin e Belind Këlliçit, unë do bëja sot tërheqje nga gara”, tha ai.