AKTUALITET, 16 Shkurt 2022, 20:52

Ç’po ndodh në PD/ Basha mbledh grupin parlamentar në mbrëmje

Ç’po ndodh në PD/ Basha mbledh grupin parlamentar në

Në Partinë Demokratike po zhvillohet në këto momente një mbledhje e grupit parlamentar në një orar të pazakontë. Lulzim Basha ka mbledhur deputetët rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të mërkurës në selinë blu.

“Në orën 20:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi. Deputetet që janë të angazhuar në fushatë, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojnë më herët në mënyrë që të jemi prezentë të gjithë në mbledhjen e grupit. Ju faleminderit” – thuhej në mesazhin për deputetët e PD.

Burime nga selia blu thanë se në fokus do të jenë zhvillimet në seancën e Kuvendit që mblidhet të enjten dhe ku pritet të miratohen anëtarët e dy komisioneve parlamentare për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Në seancë pritet të votohen edhe bashkëkryetarët e këtyre dy reformave. Nuk dihet pse Basha zgjodhi këtë orë të vonë për të bërë mbledhjen pasi edhe kur ka pasur vendime më të rëndësishme, siç ishte ai për zgjatjen e afatit të komisioneve të vetingut, deputetët u mblodhën vetëm 1 orë para nisjes së seancës.