AKTUALITET, 16 Shkurt 2022, 18:25

Berisha tallet me Bashën: Lul Brava nuk del nga selia, demokratët e zemëruar nuk e pritën

Berisha tallet me Bashën: Lul Brava nuk del nga selia, demokratët e

Sali Berisha ironizoi turin e Lulzim Bashes, i cili sipas tij përfundoi pa nisur, pasi demokratët e braktisën tha ish-kryeministri.

Gjatë takimit me banorët e Katundit të Ri në Durrës, Berisha u shpreh se logoja e fitores së demokratëve në 6 mars është ajo e ‘Shtëpisë së Lirisë’. Berisha ftoi dhe qytetarët e Durrësit që të votojnë nr.1, Ardian Mukën, kandidatin e koalicionit opozitar "Shtëpia e Lirisë"’

“Brava nuk del nga selia, nisi një tur dhe e pritën siç e meritonte sepse iu hodhi gaz, pluhura toksike dhe të zemëruar demokratët nuk e pritën. Tani nuk del, por me ndihmën e Edi Ramës dhe gjykatësve të policisë së tij ka konfiskuar logon. Ata garojnë me logon e PD. Ata u thonë të tjerëve që nuk jemi ne as me Bashën as me Berishën, por jemi me logon. Por logo është e Edi Ramës dhe Lul Bravës, ‘Shtëpia e Lirisë’ është logoja e fitores. E quajtëm kështu sepse ne jemi të vendosur të rikthejmë lirinë. E quajmë shtëpi se s’ka asgjë më të ngrohtë dhe të afërt se shtëpia. Kërkesa ime për të gjithë ju është që në 6 mars, asnjë votë askund tjetër përveç logos së ‘Shtëpisë së Lirisë’, dhe kandidatit tonë nr.1 në listë, Ardi Mukës”, tha Berisha.