AKTUALITET, 16 Shkurt 2022, 19:41

Merr peng një person dhe e qëllon me thikë, kërcënon se do të djegë me benzinë dy të tjerë dhe do të hedhë në erë karburantin, vihet në pranga nga policia

Merr peng një person dhe e qëllon me thikë, kërcënon se

Policia ka arrestuar një person, i cili ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona dhe ka plagosur me thikë një tjetër, ndërsa ka marrë peng një shtetas bashkë me mjetin e tij.

Efektivët e policisë i janë vënë në ndjekje të autorit i cili kishte qëlluar me thikë edhe personin e marrë peng dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin.

Është arrestuar autori në flagrancë i identifikuar si Astrit Pukameka, për plagosjen e me thikë shtetasit Bardhyl Petja dhe Arjan Shau, si dhe për pengmarrjen e këtij të fundit.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes se njoftimit se shtetasi A. P., në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore, ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona, dhe ka plagosur me thikë shtetasin B. P., si dhe ka marrë peng shtetasin A. Sh. bashkë me mjetin e tij, organizuan punën me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A. Sh., dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin.

Shërbimet e Policisë kanë arritur në kohë duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën. Falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– A. P., 45 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.