AKTUALITET, 16 Shkurt 2022, 18:38

Gjendet një person i vdekur brenda një hoteli në Himarë (Detajet)

Gjendet një person i vdekur brenda një hoteli në Himarë

Një shtetas 65-vjeçar banues në Lezhë është gjetur pa shenja jete në shkallët e një hoteli në Himarë.

65-vjeçari është gjetur nga pronarja e hotelit e cila ka lajmëruar më pas policinë. Nga këqyrja paraprake e viktimës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.