AKTUALITET, 16 Shkurt 2022, 17:54

Ky shtet heq të gjitha masat kundër koronavirusit për shqiptarët, ja nga cila datë do të udhëtohet lirisht

Ky shtet heq të gjitha masat kundër koronavirusit për

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se, duke filluar nga data 17 shkurt do të hiqen të gjitha masat kundër COVID-19 për qytetarët që udhëtojnë drejt Zvicrës.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, autoritetet në Zvicër kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid-19. Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër.