AKTUALITET, 16 Shkurt 2022, 16:45

Piktura me vlerë 5 mln euro, orë luksoze e kriptomonedha/ Si i pastronin paratë shqiptarët e trafikut të kokainës. Ishulli i njohur, parajsa e tyre, investime dhe në…

Piktura me vlerë 5 mln euro, orë luksoze e kriptomonedha/ Si i

Ditën e djeshme Europol ka vënë në pranga 45 trafikantë të dyshuar të një organizate kriminale shqiptare që “përmbyti Europën me kokainë” në kuadër të një operacioni antidrogë.

Aksioni më i madh u bë në ishullin spanjoll, Mallorca ku aktiviteti ishte shtrirë edhe në shitjen e veprave të artit.

Sipas informacioneve policia ka konfiskuar shtatë automjete të nivelit të lartë, një jaht, deri në 86 vepra arti -piktura vaji- me një vlerë më e madhe se 5 milionë euro, pajisje të shumta elektronike, 203,000 euro para në dorë, 40,000 euro në kriptovaluta dhe 16 orë luksoze.

Hetuesit vlerësojnë se vlera e “pastrimit të parave” vetëm në Majorka kalon 30 milionë euro në investime në pasuri të paluajtshme.

Sipas hetimeve, të arrestuarit importonin kokainë nga Amerika e Jugut, e futnin në portet evropiane dhe organizonin transportin e saj të mëpasshëm me avionë, varka, kamionë dhe makina.