AKTUALITET, 26 Dhjetor 2022, 21:17

"Po merrte tendera, familja e tij do të ndërtonte resort"/ Klodiana Lala tregon si u fuqizua Ervis Martinaj

"Po merrte tendera, familja e tij do të ndërtonte resort"/
Klodiana Lala dhe Ervis Martinaj

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për Ervis Martinajn, duke dhënë detaje nga bizneset që ai kontrollonte, lidhjet e forta dhe fuqinë e madhe financiare që posedonte. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala deklaroi se Martinaj para se të zhdukej, kishte një pasuri të jazhtëzakonshme, po merrte tendera dhe familja e tij kishte nisur planet për ndërtimin e një resorti në Kune Vain. 

"Vis Martinaj nuk ishte personazh dosido, por një personazh  shumë kompleks, një djalë i shkolluar me backgriund të mirë shkollimi, me një familje shumë të mirë, i vendosur në Fushë Krujë. Nuk nisi nga rruga. Martinaj erdhi nga auditoret e universitetit, në botën e krimit. Martinaj ishte mbreti i një biznesi që qarkullon miliona dhe miliarda euro, që janë bastet. Ishte njeri me potencial të jashtëzakonshëm financiar. Kishte lidhje shumë të forta politike. Filloi të goditej kur u ngrit furtuna për operacionin “Fundi i marrëzisë”. Ai nisi të kishte përplasje edhe në botën e krimit.

Ngjarja e parë për të cilën ai u dyshua ka qenë Elvis Doçi, një ndër njerëzit e përfshirë në lojrat e fatit dhe njihej për afërsinë e tij me ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Që nga ai moment Martinaj mund të konsiderohej si peshk i madh i krimit të organizuar.

Ma pas, Martinaj, kur krijoi hasmëri me disa grupe njëherëazi, u vu në shënjestër. Përse reagoi Edi Rama? Mënyra si ka reaguar herën e parë, i kërkonte policisë që nëse është i vrarë, ta deklarojë dhe nëse është i zhdukur ta çojnë para drejtësisë. Martinaj ishte në shoqërinë e një efektivi policie, tre ditë para zhdukjes.

Martinaj po merrte tendera, po ngirnte ndërtesa. Familja e tij po ndërtonte një resort në Kune Vain. Ishte personazh i cili po kontrollonte gjithë aksin nga Tirana, Fushë Krujë dhe Fushë Kuqe. Ishte futur dhe kishte krijuar, kishte dhunuar shumë kundërshtarë. Vëllezërve Duka u mori babain dhe ua dhunoi, ata i vranë krahun e tij të djathtë, ish policin Malko", deklaroi Lala.