TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Holanda dhe Italia janë dy vendet që zënë peshën kryesore të investimeve në Shqipëri. Përgjatë periudhës janar –shtator investimet holandeze kapin vlerën e 147 mln eurove ndërsa ato italiane 98 mln euro. Nëse bëjmë një krahasim të shumës me një vit më parë investimet e huaja kanë një rritje të konsiderueshme.
Nga të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë rezulton se për të dytin vit radhazi, ka një rritje të ndjeshme edhe të investimeve gjermane. Në 9 muaj investimet gjermane kapën vlerën e 75 milionë eurove, nga 31 milionë që ishin vitin e kaluar.
Në listën e vendeve që kanë një rritje të investimeve në Shqipëri është edhe Kosova.
Janë 14 milionë euro më shumë që kanë hyrë në Shqipëri nga ndërmarrjet kosovare. Në periudhën janar-shtator 2022 investimet nga Kosova ishin 46 milionë nga 32 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E njëjta situatë paraqitet edhe me investimet nga Shtetet nga Shtetet e Bashkuara apo Austria.
Në total investimet gjatë periudhës korrik-gusht-shtator 2022 janë 344 milionë euro ose 84 milion euro më shumë se një vit më parë.
Burimi kryesor i investimeve në Shqipëri rezulton sektori i energjisë dhe mineraleve i ndjekur nga aktivitet financiare dhe sigurimet.
INVESTIMET NË 9 MUAJ SIPAS VENDEVE
Holanda 147 milionë euro
Italia 98 milionë euro
Turqia 88 milionë euro
Gjermania 75 milionë euro
Kosova 46 milionë euro
Austria 55 milionë euro
SHBA 40 milionë euro