AKTUALITET, 26 Dhjetor 2022, 14:30

Dita e tretë/ Greva e invalidëve në Elbasan: Nuk na ka ardhur askush

Dita e tretë/ Greva e invalidëve në Elbasan: Nuk na ka ardhur

Invalidët futen sot në ditën e tretë të grevës. Për mediat, dy grevistë që vijojnë ende rezistencën kanë treguar se kanë pasur përkeqësim në shëndet. Gjatë orëve të fundit ata nuk kanë konsumuar ushqim dhe vetëm marrin medikamente. 

Grevistët invalidë u shprehën se edhe pse janë në ditën e tretë nuk ka shkuar askush nga institucionet shtetërore që t`i vizitojë. Ata thonë që nuk kanë pasur ndihmë mjekësore, ndërsa të vetmit që u rrinë afër janë familjarët.

Invalidët ndihen të dëshpëruar për braktisjen që po u bëhet, ndërsa dëshpërimin e tyre e shton më tej fakti se në këto ditë festash, ata nuk kanë mundësi të jenë pranë familjeve dhe të gëzojnë si gjithë të tjerët.

Nëna e një djali invalid, bëri një denoncim duke deklaruar se KEMPI epror i ka prerë pagesën të birit duke i thënë se ai mund të ngrihet në këmbë, ndërkohë që është e kundërta.