TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dënohet me gjashtë vite burg një 25-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u arrestua për trafik droge.
Sipas mediave vendase, i riu shqiptar, banues në Milano, u arrestua në muajin prill të këtij viti në autostradën Brogeda.
Gjatë kontrolleve në makinën e tij, në bagazh iu gjetën 4 qese me 850 gramë kokainë. Ato ishin të vendosura brenda një “dyshemeje” të rreme në bagazh.
I riu shqiptar, ka deklaruar se punonte si murator në Itali. Ai tha se, ka udhëtuar në zonën e Luganos në Itali, ku një person i ka vendosur drogën në bagazh.