AKTUALITET, 26 Dhjetor 2022, 21:07

"U vra biznesmeni filan, 21 vjeç...."/ Ylli Rakipi pyet gazetarët për "biznesmenët" e rinj që po vriten në Shqipëri

"U vra biznesmeni filan, 21 vjeç...."/ Ylli Rakipi pyet
Ylli Rakipi, Klodiana Lala, Enton Abilekaj

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u diskutua për ngjarjet më të rënda kriminale të vitit 2022. 

Ylli Rakipi i pyeti gazetarët, për fenomenin e çuditshëm të disa personave që pasi vriten, etiketohen nga media si "biznesmenë", ndërkohë që janë në moshë fare të re. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Kemi dëgjuar nëpër media, u vra biznesmeni filan 25 vjec, u vra biznesmeni filan 23 vjec. Ç’janë këta? Edhe kur u vra Eskobari, nëna e tij tha, ai ishte biznesmen i shquar që ndihmonte populli. Po këtu, ç’është kjo gjendje? U vra biznesmeni 21 vjeç…

Enton Abilekaj: Nuk fajësoj median që i legjitimon por shtetin. Ata legjitimohen në veprimtarinë e tyre të përditshme. Krimi ishte përfshirë aq shumë në politikë deri në vitin 2015, sa u detyruam të bëjmë ligj për dekriminalizimin për të hequr kriminelët nga parlamenti. Cfarë ndodhi? Pas ligjit për dekriminalizimit, krimi është sërish në politikë nëpërmjet të tretëve, njerëz që përfaqësojnë kriminelët janë në parlament dhe administratë. Kriminelët kanë kompani të mëdha dhe sot marrin pjesë në tendera. Kriminelët fusin para si aksionerë në kullat më të larta të Tiranës.
Çfarë emri të përdorë media, për një njeri që dihet që e ka burimin nga bota e krimit, por që nuk kemi asnjë fakt për ta vërtetuar me dokument sepse askush nuk e heton.
Pra legjitimimi bëhet nga shteti, ashtu siç u legjitimua edhe Escobar, që u bë për disa kohë edhe deputet. Ne jemi në këtë situatë, ku kriminelët kanë pushtet.
Ju e keni parasysh, kur u arresua Dumani u mësua motra e tij punonte në Ministri të Jashtme.

Klodiana Lala: Motra e Dumanit punonte në Ministrinë e Jashtme, në një nga sektorët më të rëndësishëm të këtij institucioni. Punonte me të gjithë shkresat që vinin nga vendet partnere dhe konsiderohej njeriu thelbësor ose protogonistja kryesore, pavarësisht se nuk u pranua asnjëhrë nga Ministria e Jashtme, ishte personazhi kryesor që kalonte çdo dokument të klasifikuar, apo me siglën “sekret” në këtë institucion..

Ylli Rakipi: Domethënë të gjithë punët sekrete i mbulonte vëllai këtu brenda dhe gjithë punët sekrete kjo jashtë…