TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet, që po hipte në tragetin e nisur për në Shqipëri, ka rënë në det në portin e Barit.
Brenda makinës ndodhej një person, i cili ka arritur të dalë nga mjeti duke thyer xhamin e përparmë.
Shoferi ka hipur mbi automjet, ndërsa rojet bregdetare kanë arritur ta shpëtojnë përpara se mjeti të fundosej.
Ndërkohë mësohet se zjarrfikësit kanë ndërhyrë nëpërmjet njësisë së zhytjes për të nxjerrë makinën nga deti.
Ai është ngjitur në çatinë e mjetit dhe më pas është kapur nga roja bregdetare, e cila ka ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë në breg. Forcat zjarrfikëse kanë përdorur njësinë e zhytjes për të rikuperuar automjetin e fundosur, ndërsa po hetohen rrethanat e aksidentit.
Fatmirësisht, burri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet portuale kanë njoftuar se operacionet e ngarkim-shkarkimit kanë vijuar normalisht pas mbylljes së incidentit. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë në Portin e Barit, veçanërisht në kushte atmosferike të vështira. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.