AKTUALITET, 6 Mars 2022, 11:29

“Po bllokojnë procesin në Vorë”/ Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ i përgjigjet PD-së: Nuk është faji jonë që nuk gjeni dot komisionerë

“Po bllokojnë procesin në Vorë”/

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, Altin Kaziaj, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste po bllokojnë procesin e votimit në Vorë dhe nuk po respektojnë vendimin e KAS.

Kaziaj u shpreh se nuk është faji i asnjë subjekti zgjedhor që Partia Demokratike nuk gjen dot komisionerë dhe i ndryshon ata ditën e mbajtjes së procesit zgjedhor.

“Në 22 qendrat e votimit në Bashkinë Vorë janë caktuar persona të tjera duke qenë se PD nuk ka pasur emrat për të caktuar në këto qendra. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë kur arrihet kuorumi, nuk mund të ndalet procesi zgjedhor.

Një shqetësim tjetër është ai i operatorëve të PEIT, janë persona të jashtëm të kontraktuar nga KQZ dhe kanë detyrim që procesi teknik të vijojë normalisht duke u marrë me problematikat që mund të hasem.

Ngritja e një pretendimi të tillë nga PD është i pabazuar. Në 44 qendrat e votimit në Vorë procesi po vijon normalisht, pavarësisht deklaratave publike që po

Duke qenë se që një subjekt zgjedhor nuk gjen dot persona që t’i ngarkojë me detyra zgjedhore ditën e votimit nuk është as faji i subjekteve të tjera zgjedhore as Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve”