TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zv.kryeministrja e Ukrainës thotë se situata në shtetin e saj, që ka hyrë në ditën e 11 të pushtimit rus, po bëhet më e rëndë.
Olha Stefanishnya i thotë BBC-së se situata po bëhet më e rëndë dhe se spitalet dhe kopshtet e fëmijëve janë bombarduar në shumë qytete.
Ajo thotë se pavarësisht vendosmërisë së Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit, deri tani nuk mund të shihet fundi i luftës.
“Humbjet e mëdha të Rusisë, duke përfshirë jetën e ushtarëve të saj, nuk po e pengojnë Vladimir Putinin, por vetëm po inkurajojnë agresionin e mëtejshëm”, thotë ajo.
Olha Stefanishnya foli për BBC nga brenda një dhome të mbushur me thasë me rërë.
Një tjetër valë e “planit terrorist” të Rusisë ka nisur, theksoi zv.kryeministrja.