TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në qytetin e Durrësit, kandidatja e PS-së, Emiriana Sako është paraqitur ditën e sotme për të votuar së bashku me bashkëshortin, por ka qëndruar në pritje.
Mësohet se Emiriana Sako nuk ka mundur të votojë për shkak të problematikave të hasura me sistemin e identifikimit në Durrës.
Kandidatja ka qëndruar në korridor për disa minuta më pas është larguar për t’u rikthyer sërish.
Ndërkohë që operatori që kryen procesin e identifikimit biometrik ka deklaruar se “nuk po printon pajisja e identifikimit dhe po presim KQZ-në”.