AKTUALITET, 6 Mars 2022, 09:00

“Qeveria e Edi Ramës është bërë më keq se lufta për shqiptarët”, Vasili: Ukraina në luftë, benzina dhe nafta 2 herë më lirë se në Shqipëri!

“Qeveria e Edi Ramës është bërë më keq se

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se qeveria e Edi Ramës është bërë më keq se lufta për shqiptarët. Ai shkruan në një postim në “Facebook” se megjithëse Ukraina është në luftë, benzina dhe nafta janë 2 herë më lirë se në Shqipëri!

POSTIMI I PLOTË

Ukraina në luftë, benzina dhe nafta 2 herë më lirë se në Shqipëri!

Se çfarë përfaqëson qeverisja e Edi Ramës mjafton vetëm një fakt për ta kuptuar!

Ukraina është përfshirë në një luftë të egër e të përgjakshme.

Megjithatë çmimi i benzinës dhe i naftës është 2 herë më lirë se sa në Shqipëri që është paqe.

Në Ukrainë në luftë benzina kushton 1.073 euro litri, ndërsa në Shqipëri 2 euro, pra dy herë më shumë në paqe.

Korrupsioni monopolet dhe oligarkët të bëra bashkë janë më shkatërrimtare se vetë lufta.

Qeveria e Edi Ramës është bërë më keq se lufta për shqiptarët.

Qeveria e rilindjes u ka shpallur luftë qytetareve shqiptarë dhe është bërë shëmbëlltyrë e korrupsionit, mbrojtëse e monopoleve dhe shërbëtore e oligarkëve!