TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbulohen emrat e katër viktimave të cilët ndërruan jetë tragjikisht në aksidentin automobilistik në aksin Fushë Krujë-Milot.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy drejtuesit, Alfred Dika 39 vjeç dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç, si dhe pasagjerët Shkumbin Brati 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.
Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 pas mesnatës së djeshme. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.