AKTUALITET, 6 Mars 2022, 10:15

Ngërçi me anëtarët e PD-së në QV-në Vorë, Celibashi sqaron situatën: Votimi vijon normalisht, në të gjitha qendrat është kuorumi i komisionerëve

Ngërçi me anëtarët e PD-së në QV-në

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për problematikën e hasur gjatë procesit të votimit në Bashkinë e Vorës për emërimin e komisionerëve të propozuar nga Partia Demokratike në 22 ZAZ-të e bashkisë.

“Të gjitha QV janë funksionale në Bashkinë Vorë në një pjesë të tyre nuk është numri i plotë i anëtarëve të komisionit, por në të gjitha QV ekziston kuorumi prej 4 anëtarësh të komisionerëve.

Kemi pasur një problem në lidhje me këtë cështje se KZAZ Vorë nuk pranoi propozimet e PD për anëtarë të komisioneve të QV se personat që ishin propozuar nuk ishin banorë të bashkisë Vorë si i kërkon Kodi Zgjedhor.

Kemi ndërhyrë si KQZ e u kemi vënë në dispozicion KZAZ Vorë një listë të personave që kanë aplikuar në portalin e KQZ të gatshëm për të zëvendësuar anëtarët e komisionit të votimit në rastin kur parti të ndryshme s’kanë mundësi ta bëjnë këtë.

Është pranuar me vendim të KAS, është ankuar PD në KAS, janë emëruar sekretarët janë në gjithë QV të Vorës, mungojnë një pjesë e anëtarëve të PD që do duhet të ishin propozuar nga PD se KZAZ ka propozuar sa kohë s’janë me banim në bashkinë Vorë s’mund të emërohen.

Ngelet e rëndësishme që nga pikëpamja ligjore procesi në Bashkinë Vorë është duke u zhvilluar normalisht. Janë katër anëtarë që përbëjnë kuorumin minimal për të zhvilluar gjithë procedurat e votimit në një qendër votimi.

Përfaqësimi duhet të jetë në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor nuk është e drejtë hyjnore e asnjë partie politike. KZAZ ka pasur vendimmarrje ka pasur ankim, dhe ka vendosur KAS”, tha Celibashi.