AKTUALITET, 6 Nëntor 2021, 15:45

Ndihmoi shokët e shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale të largohen, pranga 36-vjeçarit në Fier (Emri)

Ndihmoi shokët e shpallur në kërkim për vepra të

Një person ka rënë në prangat e policisë së Fierit dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht dy të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se arrestimi i shtetasit D. Sh. u bë pasi ka ndihmuar për tu larguar shtetasit A. I dhe S. S., të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar për të ushtruar kontroll.

Ndër të tjera bëhet me dije se po punohet për kapjen e shtetasve A. I., 35 vjeç,(i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe S. S., 36 vjeç, banues në Fier( i dënuar më parë për tentativë vrasje).

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 32 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A. I., 35 vjeç,(i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe S. S., 36 vjeç, banues në Fier( i dënuar më parë për tentativë vrasje).

Arrestimi i shtetasit D. Sh. u bë pasi ka ndihmuar për tu larguar shtetasit A. I dhe S. S., të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar për të ushtruar kontroll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ne ngarkim të shtetasit D. Sh., si autor i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe në ngarkim të shtetasve A. I dhe S. S., si autor të dyshuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë””, thuhet në njoftimin e policisë.