TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca, kanë prezantuar në një konferencë për mediat Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.
Balluku e ka cilësuar raportin si më pozitivin që është hartuar për vendin tonë dhe që sipas saj përfaqëson ecurinë e reformave që janë ndërmarrë.
“Shqipëria ka filluar procesin e negociatat për integrimin dhe qeveria është angazhuar plotësisht për të çuar para reformat për integrimin duke synuar arritjen e rezultateve të prekshme. Ky është progres-raporti më pozitiv që është hartuar për vendin tonë dhe që përfaqëson ecurinë e reformave që kemi marrë, luftës së krimit dhe sundimit të ligjit.
Ky raport është një vlerësim i drejtë dhe i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur nga BE, që së bashkua me SHBA, janë partnerët tanë kryesor strategjik. Deri më tani Shqipëria dhe KE, kanë zhvilluar proceset e para përgatitore mbas hapjes së negociatave. Sikurse thuhet në raport, nën koordinimin e kryenegociatores, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshëm për tu angazhuar në procesin dhe për t’u përgatitur për anëtarësimin.
Qeveria shqiptare ka deklaruar përmbushjen e detyrave për negociatat, të cilat bëhen bazuar në kapacitetet dhe angazhimin e njerëzve tanë. Procesi i screening përfundon në fund të këtij muaji dhe Shqipëria vlerësohet për përgatitje shumë të mira dhe profesionale në këtë proces. Kemi hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit. Kemi rezultate të prekshme dhe sot flasim me shifra”, tha zv.kryeministrja.
Belinda Balluku ironizoi edhe aksionin opozitar në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo u shpreh se deputetët e opozitës, “duke kthyer mbrapsht karriget e Parlamentit, duke u futur çdo ditë me një tym, me një ngjyrë tjetër, njëherë rozë njëherë blu, sot ishte kafe më duket, do ia kujtojnë çdo ditë qytetarëve se kush ka qenë para qeverisë Rama”.
“Nuk dua ta politizoj sepse është një event i rëndësishëm për shqiptarët pasi ky është i pari progres raport me frymë kaq pozitive.
Ata që kanë qenë para nesh nuk lënë askënd që të harrojë asgjë, sepse janë aty ku i shohim duke kthyer mbrapsht karriget e Parlamentit, duke u futur çdo ditë me një tym, me një ngjyrë tjetër, njëherë rozë njëherë blu, sot ishte kafe më duket.
Ata nuk ka shanse të lënë askënd të harrojë se kush ka qenë para nesh sepse nuk e bëjnë dot këtë pjesë, janë vokalë e prezentë. Do ia kujtojnë çdo ditë qytetarëve se kush ka qenë para qeverisë Rama dhe çfarë kanë bërë ata për vendin, e çfarë kemi bërë ne.
Çfarë i kanë bërë ata sistemi të drejtësisë dhe çfarë reforme kemi bërë si edhe kush janë rezultatet”, theksoi zëvendëskryeministrja.