AKTUALITET, 3 Shtator 2024, 10:51

Rama ironi me akuzat e opozitës: Shqipëria kryeson me rritjen e mbi 200% të numrit të pasagjerëve, pasqyrë e “boshatisjes” së vendit nga turistët këtë vit

Rama ironi me akuzat e opozitës: Shqipëria kryeson me rritjen e mbi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar tabelën e Këshillit Kombëtar të aeroporteve, ku Shqipëria kryeson me rritjen e numrit të pasagjerëve.

Kreu i qeverisë ka ironizuar teksa u shpreh se “është pasqyrë shumë e qartë e ‘boshatisjes’ së Shqipërisë nga turistët këtë vit”.

“Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash”, shprehet kryeministri.

Postimi i kryeministrit:

JA EDHE TABELA E KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR TË AEROPORTEVE PËR KORRIKUN, ku përsëri SHQIPËRIA KRYESON me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit

***Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash

Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjermëtani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre!!!..

Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?

#KrenarpërShqipërinë

Rama ironi me akuzat e opozitës: Shqipëria kryeson me rritjen e mbi