TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.12 në Durrës rreth orës 21:00.
Më tej bëhet me dije se plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit, një 31-vjeçar me inicialet E. G. I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar me inicialet I. Ll është shpallur në kërkim.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit.