AKTUALITET, 17 Maj 2025, 18:52

Shifrat e BSH: Bankat dhanë 13.3 miliardë lekë kredi konsumatore në 3-mujorin e parë 2025

Shifrat e BSH: Bankat dhanë 13.3 miliardë lekë kredi konsumatore

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për 3 muajt e parë të vitit 2025 kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar, duke përfshirë edhe overdraftet, kishte vlerën e 13,3 miliardë lekëve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kredia konsumatore u rrit me 27,7 % në 2025, ndërsa huadhënia është orientuar më së shumti drejt monedhës vendase, lekut.

Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit mars kishte vlerën e 92,3 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 14,7 %.

Sipas BSH-së, në segmentin kryesor të kredisë për individë, atë që financon blerjen e banesave, rritja po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.