AKTUALITET, 17 Maj 2025, 22:05

Modë, muzikë dhe turizëm... Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Modë, muzikë dhe turizëm... Vlora çel sezonin turistik me

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik.

Çelja e sezonit u bë me një koncert festiv, i cili përmban të gjitha elementët nga Miss Summer World, performanca në kërcim nga bukuroshet nga e gjithë bota si dhe këngë nga emrat më në zë të muzikës shqiptare si Soni Malaj, Ylli Limani, Kida dhe Ledri Vula.

Koncerti do jetë i ndarë në dy ditë i zhvilluar këtë të shtunë në mbrëmje dhe nesër. Koncert ishte parashikuar për tu zhvilluar të premten por u shty për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike.

Për herën e parë në Vlorë organizohet edhe Miss Summer World. Një kompeticion mode ku kanë sfiluar 40 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës.

Fituese është shpallur bukuroshja nga Turqia. Çmimi i publikut ka shkuar për Miss Albania.