AKTUALITET, 17 Maj 2025, 21:47

Detaje nga plagosja në Durrës! I lënduari ishte i dehur, sapo doli nga lokali

Detaje nga plagosja në Durrës! I lënduari ishte i dehur, sapo

Detaje të reja mësohen nga plagosja e ndodhur në Durrës, ku një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, i plagosuri ishte në gjendje të dehur dhe është nxjerrë jashtë nga pronarja e një lokali ku ndodhej. Në momentin që ai po largohej nga ambientet e lokalit, një person tjetër, i cili ka ardhur nga krahu tjetër i rrugës, e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.